26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Juventusi është shtëpia ime” – Kenan Yildiz shmang kontratën dhe fokusohet te Champions League

E ardhmja e Kenan Yildiz po kthehet në një nga dosjet më të ndjeshme në ambientin bardhezi. Talenti i lindur në vitin 2005 ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, por interesimi në rritje nga klubet e mëdha evropiane ka shtyrë drejtuesit të mendojnë për një rinovim të hershëm dhe përmirësim të kushteve financiare.

Vetë lojtari, megjithatë, zgjedh të qëndrojë larg zhurmës.
“Kontrata? Nuk flas për të. Jam i përqendruar vetëm te fusha dhe te ajo që duhet të bëj këtu. Ndihem mirë te Juventusi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Këtu është shtëpia ime”, deklaroi Yildiz.

Pas fitores së Juventusit ndaj Benficës, në një intervistë për TRT Spor, ai u ndal te objektivat në Champions League:
“Champions-i është gjithmonë i veçantë, por duhet përgatitur si çdo ndeshje tjetër, edhe në Serie A. Duhet të japim 100%. Stërvitemi mirë dhe punojmë shumë, sepse në Champions duam të shkojmë deri në fund”.

Yildiz komentoi edhe vlerësimet e trajnerit të Italisë, Luciano Spalletti:
“Ka thënë se më do si djalin e tij. Te Juventusi ndihem shumë mirë, kjo është skuadra ime. Me trajnerin kam një marrëdhënie të veçantë”.

Sa i përket krahasimeve me Lamine Yamal, talenti bardhezi tregoi maturi:
“Është një lojtar i madh, ndër më të fortët në botë. Nuk më pëlqejnë krahasimet, dua vetëm të përmirësohem dhe të jap maksimumin për Juventusin dhe tifozët”.

Në Torino, mes interesimit të jashtëm dhe deklaratave të qarta të lojtarit, një gjë duket e sigurt: Kenan Yildiz, të paktën për momentin, e sheh të ardhmen e tij të lidhur fort me fanellën bardhezi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...