27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Skandalet e Mirlinda Karçanaj tek AKSH skanë fund, ja kompania që fitoi 2 nga tenderat me vlerë miliona euro

Kompanitë në pronësi të Ermal Beqirit, “Soft & Solution” dhe “Horizon”, kanë dalë fituese në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande, duke arritur një total prej 19 milionë eurosh, të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në javën e dytë të Dhjetorit 2024. Tenderat, që janë disa nga më të mëdhenjtë të shpallur këtë vit, janë pjesë e një liste të gjatë të procedurave publike të AKSHI-së, që përfshijnë projekte me një total vlerë prej 50 milionë .

Një nga tenderat më të mëdhenj është ai për “Implementimin e platformës qeveritare të ndërveprimit 2.0 dhe site sekondare”, me një fond limit prej 8.2 milionë euro, i shpallur në Tetor 2024. Ky tender u dërgua në një bashkim operatorësh të përbërë nga “Soft & Solution” dhe “Horizon” të Beqirit, së bashku me kompanitë “First”, “Fastech” dhe “ATD”. Bashkimi i operatorëve paraqiti një ofertë me vlerë 7.6 milionë euro dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, AKSHI shpalli fitues këtë grup kompanish.

Po ashtu, një tjetër tender i rëndësishëm ishte ai për “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, i shpallur gjithashtu në Tetor 2024. Ky tender kishte një fond limit prej 3.6 milionë euro dhe në procedurë morën pjesë 3 operatorë ekonomikë. Pas verifikimeve, AKSHI përjashtoi dy operatorët dhe shpalli fitues kompaninë “Soft & Solution”, e cila paraqiti një ofertë me vlerë 3.2 milionë euro.

Tenderi i tretë, me objekt “Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware” dhe fond limit 7.1 milionë euro, u shpall fitues nga kompania “Infosoft System”, e cila nuk pati konkurencë të tjerë në këtë procedurë.

Këto fitore janë një reflektim i vazhdimësisë së “Soft & Solution” dhe “Horizon” të Beqirit në procedurat e tenderëve të mëdhenj të AKSHI, veçanërisht gjatë periudhës që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj, duke i siguruar kompanitë një pjesë të madhe të kontratave publike në sektorin e teknologjisë dhe informacionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...