30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Skandali/ Luan Rama publikon mesazhet e Ramës ,si prindërve u kërkohet të paguajnë që mësuesit të bëjnë testet Anti Covid-19.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka publikuar një mesazh ku tregohet se si prindërve dhe nxënësve u kërkohet që të paguajnë që mësuesit të bëjnë testet Anti Covid-19.

Rama e cilëson këtë një skandal sipas të cilit ndodh në një nga shkollat e kryeqytetit por edhe të tjera.

Ai thekson se kjo demaskon propagandën e qeverisë në lidhje me masat e marra për administrimin e pandemisë dhe shkollat nën kushtet e infektimeve të mundshme nga COVID-19.

Statusi nga Luan Rama

Skandali i rradhës në shkollat e Tiranës:

Prindërit e nxënësve, detyrohen të paguajnë për testet antikovid të mësuesve!

Edhe një skandal tjetër me bekimin dhe “përkujdesjen” e qeverisë, shfaqet nëpër shkollat e kryeqytetit.

Disa drejtori shkollash, kryesisht me anë të kryetarëve të bordeve të prindërve, por edhe përmes mësuesve kujdestarë, u janë drejtuar prindërve të nxënësve me sms dhe iu kërkojnë që ata të kontribuojnë me një shumë të caktuar në lekë për të përballuar kostot e testeve antikovid që duhet të bëjnë mësuesit!

Ky është një akt i turpshëm dhe në shpërdorim të plotë të marrëdhënieve të prindërve të nxënësve me shkollën, që jo vetëm demaskon propagandën e gënjeshtërt dhe mashtruese të qeverisë në lidhje me masat e marra për administrimin e pandemisë së koronavirusit, por nxjerr zbuluar abuzimin dhe vjedhjen nën maskën e masave që kërkon të imponojë qeveria.

Ja teksti i mesazhit që iu është dërguar prindërve të nxënësve nga ana e kryetarit të bordit të nxënësve të një prej shkollave të kryeqytetit, të cilin ma dërgoi njëri nga prindërit:

“Pershendetje, faleminderit per informacionin.

Pyetje 1) A ju japin mesim femijeve tane dy mesueset qe kane dale pozitive?

2) Respektimi i masave, a perfshin mbajtjen e maskes gjate mesimit edhe per femijet dhe mesuesit qe flasin (pergjigjen ne mesim ose shpjegojne)?

Pyes, se me c’lexojme covid merret kryesisht nga ajri dhe maska mbron si vetveten si te tjeret.

Per kontributet që na është kërkuar nga drejtoria e shkollës qe ti mbledhim na lajmeroni kush po merret me ate proces qe t’jua japim femijeve t’i sjellin.

Nje rezultat negativ i tamponit per nje person jo simptomatik, nuk garanton qe personi nuk mund te zhvilloje covid dhe te jete ngjities ne ditet ne vijim, keshtu qe vija e pare duhet te jete zbatimi i mbajtjes se maskave.

Gjithsesi, jam shume dakort te mbledhim fonde per te testuar rastet kur mesuesit vet dyshojne qe jane ekspozuar ose kane simptoma”.

Ja edhe përgjigjja e prindit:

“Mirmbrema e faleminderit per njoftimin.

Jam dakort te mblidhen fonde. Sa per testime eshte e pamundur qe sa here te kete te infektuar te pergjigjemi me testime kur shteti nuk funksionon e keto teste kushtojne. Kusht i domosdoshem duhet te jete maska. Na thoni per fondin sa duhet te paguajm ta dergojme me femijen. Naten e mire!”

Rasti është skandaloz, ndaj qytetarët jo vetëm duhet të mos paguajnë asnjë lek, por të denoncojnë cilindo që tenton t’iu imponohet me anë të kësaj skeme mashtrimi dhe vjedhjeje.

Image

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bitinckë, 57-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, nis hetimi për rrethanat e...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bitinckë, ku një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte...

111 kilogramë kokainë drejt tregut italian, arrestohen tre persona mes tyre një shqiptar: Droga...

0
Një operacion i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 111 kilogramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash...

“Opozita feston sikur fitoi Kupën e Botës”, Meloni pëson humbje të papritur në Parlament:...

0
Qeveria italiane e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni ka pësuar një humbje të papritur në Dhomën e Deputetëve, pasi një amendament kyç i reformës...

“Ju jeni arsyeja pse hyra në politikë”, lot, duartrokitje dhe lamtumira për Kier Starmer...

0
Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Kier Starmer, mbajti këtë të mërkurë paraqitjen e tij të fundit në seancën tradicionale “Pyetje drejtuar Kryeministrit”...

“SPAK të hetojë 1.2 milionë eurot e para”, PD ngre alarmin për Unazën e...

0
Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për investimin në Unazën e Burrelit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender...