25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“SMS mashtruese në emër të bankave”, Policia godet skemën kibernetike – arrestohet 25-vjeçari holandez

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Banka e Rreme 2”, në kuadër të goditjes së mashtrimeve online dhe krimit kibernetik.

Sipas autoriteteve, operacioni u zhvillua pas identifikimit të një skeme mashtruese të tipit “smishing”, ku qytetarëve u dërgoheshin mesazhe SMS në emër të një banke të nivelit të dytë, duke iu kërkuar përditësimi i të dhënave bankare përmes një linku fals që imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar.

Nga hetimet rezulton se disa qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit, duke dhënë të dhënat e tyre bankare.

Falë ndërhyrjes së Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit I.K., 25 vjeç, me nënshtetësi holandeze, i dyshuar si autor i skemës kriminale.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin A.R., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve apo linkeve të dyshimta që kërkojnë të dhëna personale ose bankare.

“Asnjë institucion bankar nuk kërkon përditësim të të dhënave sensitive nëpërmjet SMS-ve ose linkeve të dërguara në telefon”, theksohet në njoftimin e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...