26.9 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“E përplasi për vdekje dhe u arratis”, arrestohet shqiptari në Itali/ Rezultoi nën efektin e kokainës dhe me alkool 4 herë mbi normën

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet se përplasi për vdekje një këmbësor dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndërsa analizat treguan se drejtonte mjetin nën efektin e kokainës dhe me nivel alkooli katër herë mbi limitin e lejuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 prill në Castel d’Aiano, në provincën e Bolonjës, ku shqiptari, duke drejtuar një automjet tip “Mercedes GLC 250”, goditi për vdekje 69-vjeçarin Gaetano Martone.

Sipas mediave italiane, pas përplasjes ai nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmë viktimës, por u largua nga vendi i aksidentit, duke braktisur automjetin rreth 500 metra më tej. Makina u gjet me xham të thyer, gjurmë gjaku dhe airbag të hapur, ndërsa drejtuesi ishte zhdukur.

Hetimet paraprake tregojnë se 52-vjeçari tentoi të humbte gjurmët duke u larguar në këmbë përmes fushave, por karabinierët arritën ta identifikonin dhe lokalizonin brenda një kohe të shkurtër.

Fillimisht ai u arrestua për akuzat e vrasjes rrugore, largimit nga vendi i aksidentit dhe mosdhënies së ndihmës, ndërsa më pas u vendos në arrest shtëpie.

Sipas raportimeve, shqiptari refuzoi fillimisht t’i nënshtrohej alkooltestit të policisë, por më vonë pranoi të dërgohej në spital për analizat e gjakut.

Rezultatet e laboratorit të AUSL Romagna zbuluan se ai kishte nivel alkooli 2.0 gramë për litër gjak dhe rezultoi pozitiv edhe për një metabolit të kokainës.

Për këtë arsye, ndaj tij janë shtuar edhe akuzat për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve, viktima po ecte drejt qendrës së qytetit kur u godit nga automjeti. Kalimtarët njoftuan menjëherë ambulancën, por 69-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Ndërkohë, shqiptari ka mohuar fillimisht përfshirjen në aksident, duke pretenduar para hetuesve se kishte dalë nga rruga, por nuk kishte goditur askënd. Megjithatë, provat e gjetura në automjet dhe analizat laboratorike, sipas autoriteteve italiane, kanë rrëzuar versionin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...