24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij Hannah. Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2024, pranë Palermo.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, dyshohet se mbytja e jahtit nuk ka ardhur si pasojë direkte e motit të keq, por mund të lidhet me neglizhencë njerëzore. Prokurorët kanë nisur verifikimet për përgjegjësi të mundshme penale ndaj kapitenit dhe dy anëtarëve të ekuipazhit, për veprat e shkaktimit të mbytjes nga pakujdesia dhe vdekjes së personave pa dashje.

Gjithashtu, po shqyrtohet edhe mundësia e përgjegjësisë nga ana e ndërtuesit të jahtit, nëse do të konstatohet ndonjë problem teknik apo strukturor.

Nga një raport paraprak i MAIB rezulton se pasagjerët kanë tentuar të shpëtojnë duke përdorur një “shkallë të improvizuar”, pasi anija u përmbys papritur.

Sipas të dhënave, rreth orës 04:06 të mëngjesit era është forcuar ndjeshëm dhe brenda pak sekondash jahti është anuar deri në 90 gradë, duke e bërë të pamundur reagimin në kohë. Disa minuta më pas, anija u fundos.

Në mesin e viktimave ishin edhe biznesmeni Jonathan Bloomer dhe bashkëshortja e tij, si dhe avokati Chris Morvillo me bashkëshorten e tij.

Operacioni për nxjerrjen e mbetjeve të jahtit nga fundi i detit ka zgjatur disa muaj, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj tragjedie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...