26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“SPAK për opozitën, imunitet për pushtetin”/ Arla Merja: Ilir Meta mbahet në kafaz, Balluku e Karçanaj të lira

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partia e Lirisë, Arla Merja, ka akuzuar drejtësinë për standarde të dyfishta gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e opozitës para Kryeministrisë.

Në deklaratën e saj, Merja u ndal te masa e sigurisë ndaj Ilir Meta, duke e krahasuar me mënyrën se si, sipas saj, trajtohen zyrtarë të tjerë të lartë të përfshirë në hetime.

“Sot në Gjykatën e Posaçme ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, qëndroi pas një kafazi të xhamtë si një kriminel i rrezikshëm. Mbi 18 muaj burg pa gjykim të plotë, pa kamera, pa transparencë. Ne pyesim: A është kjo drejtësi?”, deklaroi ajo.

Merja përmendi gjithashtu emrin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, për të cilat tha se ndodhen të lira pavarësisht akuzave dhe hetimeve të përfolura publikisht.

“SPAK e di, dosja ekziston, por parlamenti me 83 mandatet e krimit e bllokoi arrestimin e saj. Kjo nuk quhet drejtësi, kjo quhet mburojë politike”, u shpreh Merja.

Ajo ngriti akuza edhe ndaj mënyrës së funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke pretenduar se opozita përballet me masa ekstreme, ndërsa përfaqësues të pushtetit gëzojnë imunitet.

“SPAK për opozitën dhe imunitet për pushtetin. Dy standarde, dy Shqipëri”, deklaroi përfaqësuesja e Partisë së Lirisë.

Në fund të fjalës së saj, Merja u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestat opozitare dhe reagim kundër asaj që ajo e cilësoi si “drejtësi me standarde të dyfishta”.

“Kur drejtësisë i diktohet se cilin e burgos dhe cilin e lë të lirë, ajo nuk është më drejtësi, por diktaturë me toga”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...