25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Në vendin tim drejtësia vritet e krimi mban kuvend”/ Senalda Memeti: Të rinjtë po largohen nga mungesa e meritokracisë

Anëtarja e Departamentit të Teknologjisë në Partia Demokratike, Senalda Memeti, ka mbajtur një fjalim kritik gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku denoncoi gjendjen sociale dhe mungesën e meritokracisë në Shqipëri.

Në fjalën e saj, Memeti u ndal te sfidat me të cilat përballet brezi i ri, duke theksuar se të rinjtë po humbin shpresën për të ndërtuar të ardhmen në vend.

“Në këtë vend nuk shpërblehet meritokracia”, deklaroi ajo, ndërsa përmes një serie antitezash përshkroi realitetin që, sipas saj, po jetojnë qytetarët shqiptarë.

“Në vendin tim, i zgjuari goditet e budallai të jep mend. Në vendin tim, drejtësia vritet e krimi mban kuvend”, u shpreh Memeti nga foltorja e protestës.

Ajo kritikoi gjithashtu gjendjen e arsimit, largimin e të rinjve dhe mungesën e perspektivës në vend.

“Në vendin tim e në vendin tënd, universiteti me të rinjtë është zëvendësuar nga barinjtë. Na u premtua Europa e jemi në rrugë me gropa”, tha ajo.

Sipas përfaqësueses së PD-së, Shqipëria po përballet me plagë të thella sociale, ku të rinjtë emigrojnë, ndërsa qytetarët humbasin besimin te demokracia dhe drejtësia.

“Në vendin tim largohen të rinjtë, në spitale vdesin pleqtë. Rinia vritet e të vdekurit as për varr nuk gjejnë vend”, deklaroi Memeti.

Në fund të fjalës së saj, ajo bëri thirrje për angazhim qytetar dhe bashkim të brezit të ri për ndërtimin e një Shqipërie me meritokraci, demokraci dhe drejtësi.

“Le të mblidhemi të gjithë për dinjitet e jo për luftë për pushtet. T’i dalim zot vendit tonë dhe ta çlirojmë nga kjo pakicë kleptomanësh”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...