21.9 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

“Stol përkujtimor për Martin Canin: 15-vjeçari që i kujton shoqërisë plagën e sigurisë në shkolla”

Në kujtim të 15-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën një vit më parë pas një konflikti mes bashkëmoshatarësh, pranë një fushe sportive u vendos dje një stol përkujtimor, si simbol reflektimi dhe thirrje për më shumë siguri për fëmijët. Stoli mban një pllakë metalike me portretin e Martin Canit, të realizuar me lazer, duke krijuar një vend homazhi për familjen, komunitetin dhe të rinjtë që e kanë njohur.

Nismën e ndërmori grupi Prindërit për Arsim Cilësor, të cilët bënë me dije se janë në pritje të aprovimit të Bashkisë së Tiranës dhe Zyrës Vendore Arsimore për vendosjen e një stoli të dytë në oborrin e shkollës “Fan Noli”, ku Martin Cani ka studiuar.

Në njoftimin e tyre, prindërit theksuan se vendosja e stolit më 28 Nëntor nuk ishte e rastësishme.
“Zgjodhëm këtë datë simbolike, sepse atdhedashuria fillon me dashurinë për tjetrin. Ngjarja e Martinit është një kujtesë e dhimbshme dhe një thirrje për më shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve tanë,” thuhet në deklaratë.

Ata u zotuan se do të vazhdojnë të kërkojnë kushte më të mira sigurie në shkolla dhe të ringrejë ndjeshmërinë e shoqërisë për mbrojtjen e fëmijëve. Grupimi falënderoi gjithashtu Larashi Shpk dhe Prosafety Shpk për kontributin në realizimin e stolit dhe pllakës përkujtimore.

Rasti i Martin Canit, i ndodhur më 18 nëntor një vit më parë, tronditi opinionin publik. I mituri humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një sherri. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për autorin e dyshuar, por sipas Kodit Penal për të Miturit, dënimi nuk mund të tejkalojë 12 vite burg.

Stoli përkujtimor pritet të shndërrohet në një vend simbolik reflektimi, ndërsa familja e Martin Canit dhe komuniteti presin ende përgjigjen për vendosjen e tij edhe në ambientet e shkollës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...