37 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Studimi: Kafeja me sheqer mund të ndryshojë ritmin biologjik

 

Për shumë njerëz, një filxhan kafeje është një ritual i përditshëm, por një studim i ri nga Universiteti i Hiroshimës në Japoni ka zbuluar se mënyra se si e ëmbëlsojmë kafenë mund të ndikojë në ritmin tonë biologjik të gjumit dhe zgjimit.

Sheqeri dhe ritmet cirkadiane

Sipas studimit, i publikuar në revistën Science of Food, shkencëtarët eksperimentuan me minj meshkuj, të cilëve u dhanë një solucion me 0.1% kafeinë dhe 1% sakarozë – një përzierje që imiton konsumin e zakonshëm të kafesë me sheqer. Ata zbuluan se minjtë që konsumonin këtë përzierje ndryshuan ciklin e tyre të gjumit, duke e zgjatur atë në 26-30 orë. Në disa raste, kafshët kaluan nga një ritëm nate në një ritëm dite.

Dopamina dhe ndikimi në tru

Hulumtuesit arritën në përfundimin se kombinimi i kafeinës dhe sheqerit shkakton një rritje të nivelit të dopaminës, një neurotransmetues që luan rol kyç në ndjenjën e kënaqësisë dhe motivimit. Ky efekt i dyfishtë i dopaminës ka ndikuar në ndryshimin e ritmeve biologjike të minjve, duke ndikuar edhe kur ata mbaheshin në errësirë të plotë.

A ndodh e njëjta gjë te njerëzit?

Edhe pse studimi është kryer te minjtë, studiuesit sugjerojnë se një efekt i ngjashëm mund të ndodhë edhe te njerëzit. Profesor Yu Tahara, udhëheqësi i studimit, thekson se për ata që duan të ndihen më energjikë në mëngjes, një filxhan kafe me diçka të ëmbël mund të jetë një strategji e mirë për të filluar ditën.

Ky zbulim i ri mund të ndihmojë në kuptimin e ndikimit të zakoneve të përditshme në ritmet biologjike, duke hapur rrugën për studime të mëtejshme mbi efektet e kombinimit të ushqimeve të ndryshme në shëndetin dhe produktivitetin tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...