16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Tabaku dhe Mazniku “përplasen” si shkak i ratifikimit të kredisë mes Ujësjellës Kanalizim Tiranë dhe BERZH-it

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, kanë pasur sot një përplasje si shkak i ratifikimit të kredisë prej 80 mln Euro mes Ujësjellës Kanalizim Tiranë dhe BERZH-it.

Deputetja Tabaku, ka deklaruar se ka një problem në lidhje me shifrat e deklaruara nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës në lidhje me furnizimin  me ujë të qytetit.

Ajo ka theksuar Raportet e Performancës së ERRU, duke evidentuar se furnizimi me ujë ka qenë 10.92 orë në 2015 dhe vetëm këtë vit ka arritur në 15.44 orë/ditë.

Më tej ajo u shpreh se sot nuk ka asnjë të dhënë për shëndetin financiar të Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe nuk ka informacion lidhur me atë se si janë manaxhuar dhe manaxhohen aktualisht fondet.

“Dua të kujtoj që në 2017 u rrit çmimi i ujit me 44 përqind, ndërkohë që megjithëse kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi ujë 24 orë, prapë ne sot nuk kemi ujë 24 orë.  Jo vetëm kaq por edhe të dhënat nga KLSH tregojnë se Bashkia Tiranë ka rreth 100 mln lekë detyrime ndaj të larguarve padrejtësisht nga Bashkia Tiranë.

Nuk mundet që një institucion i tillë me këto shqetësime të mund të kërkojë një kredi 80 mln euro dhe të pretendojë se është gjithçka në rregull”, është shprehur ajo.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...