18.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u zhduk nga studioja? Mungesa e Ermal Mamaqit ngre pikëpyetje

Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Opinionisti tërhoqi vëmendjen gjatë transmetimit live kur u ngrit menjëherë nga karrigia dhe festoi me entuziazëm momentin kur Arbana Osmani lexoi emrin e Ilirit, duke i siguruar atij vendin e fundit në finale përballë Sara Karaj.

Por ajo që ka nxitur edhe më shumë diskutime është fakti se pas rifillimit të Prime-it, Mamaqi nuk është parë më në karrigen e opinionistit. Mungesa e tij në pjesën e mbetur të spektaklit ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime mes ndjekësve.

Në rrjetet sociale, shumë komentues kanë spekuluar se largimi i tij mund të lidhet me një vendim të produksionit pas reagimit gjatë transmetimit live. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i Ferma VIP apo nga vetë Ermal Mamaqi që të sqarojë arsyen e mungesës së tij.

Për rrjedhojë, çdo pretendim mbi një masë apo ndërhyrje nga produksioni mbetet në nivel spekulimesh dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, vëmendja është zhvendosur te finalja e madhe e Ferma VIP, e planifikuar për më 15 qershor, ku mbetet për t’u parë nëse Mamaqi do të rikthehet në panelin e opinionistëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...