26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Temperaturave të larta po u vjen fundi, ja kur priten ditët e acarta të dimrit

Data 4 janar, por temperaturat na kanë bërë të ndihemi si në maj. Ky dimër ka qenë shumë i butë, me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në dimër, teksa reshjet e dëborës kanë qenë të pakta.

Megjithatë, kjo “pranverë artificiale” nuk do zgjatë shumë sipas “Il Meteo”. Gjatë gjysmës së dytë të janarit (ose brenda ditëve të para të shkurtit) Vorbulla Polare mund të “shkëputet” dhe të zhvendoset nga vendndodhja e saj natyrore, me një rritje eksponenciale të mundësive për ardhjen e masave ajrore të ngrira, që do prekin  fillimisht zemrën e Evropës, pastaj edhe pellgun e Mesdheut.

Tani do të përballemi me një ngrohje të papritur mbi Polin e Veriut, e cila në fakt mund t’i japë një tronditje të mirë të gjithë sezonit të dimrit, deri tani të nënshtruar dhe të karakterizuar nga temperatura shumë mbi mesataren. Por çfarë është Stratwarming?

Ky term, në meteorologji, i referohet një ngrohjeje anormale dhe intensive të stratosferës së tokës pikërisht mbi Rrethin Arktik. Zona midis Siberisë dhe Alaskës do të mbahet nën vëzhgim në javët e ardhshme, ku anomalia termike mund të jetë edhe më e rëndësishme: madje, priten devijime nga mesatarja deri në +30°C.Pasi aktivizohet, kjo ngrohje gradualisht tenton të zgjerohet drejt troposferës së sipërme, me pasoja në vorbullën Polare.

Nga pikëpamja klimatologjike tashmë ka ndodhur disa herë që pas mesit të janarit. Valët e fuqishme të ngricave arritën të pushtonin Evropën dhe Italinë, si në 1929, 1956, 1991, 2012 dhe 2018.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...