11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Vlora drejt “shuarjes”, bie norma e lindshmërisë, më pak se 1 fëmijë për grua më 2021

Prej vitesh indeksi sintetik i fekonditetit (numri i fëmijëve të lindur për çdo grua gjatë periudhës së riprodhimit) është në rënie konstante dhe të shpejtë.

Në rang kombëtar indeksi sintetik i fekonditetit në Shqipëri vitet e fundit ra nga 1,48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1,32 në vitin 2021. Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se indeksi i fertilitetit ka luhatje të mëdha në qarqe të vendit aq sa numri i fëmijë që erdhën në jetë nuk do të zëvendësoje njërin prind. Për shembull në qarkun e Vlorës një grua në moshë riprodhimi lindi 0,9 fëmijë dhe më pak Korça me 1,15 fëmijë me 2021, ndërsa në krahun tjetër Dibra dhe Kukësi kanë ende IFS të lartë 2,31 dhe 2,26 fëmijë për grua.

Që një popullsi të riprodhojë vetveten një grua në moshë riprodhimi duhet të lindë jo më pak se 2.1 dy fëmije, por Shqipëria që nga viti 2000, para më shumë se dy dekadash ka pasur një numër më të ulët lindjesh se ky nivel. Qarqet e Jugut të vendit kanë përgjithësisht norma më të ulëta të lindshmërisë për shkak të emigracionit masiv në vitet e para të tranzicionit. Cikli i emigracionit në Veri po ndodh tani, ndërsa efektet në rënien e lindshmërisë tashmë kanë filluar. Treguesit e sotshëm të fertilitetit sipas qarqeve tregojnë se pas pak dekadash popullsia e qarqeve të Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës do të shkojë drejt shuarjes.

Rënia e lindjeve e shoqëruar edhe nga emigrimi masiv i të rinjve po ndryshon strukturën e popullsisë në favor të moshës së tretë. Shtesa natyrore e vendit po shkon në nivele negative.

Në të njëjtën kohë me rënien e lindjeve mosha mesatare e grave shqiptare në lindje është rritur me gati një vit, brenda një periudhe pesëvjeçare: nga 28,4 në vitin 2017 në 29,2 në vitin 2021.

Në vitin 2021 ka pasur 864 lindje më pak se në vitin 2020. Në vitin 2021, qarku me numrin më të madh të lindjeve ishte i Tiranës, me 9.437 lindje, ndërsa qarku me numrin më të vogël të lindjeve ishte i Gjirokastrës, me 451 lindje.

Në të njëjtin vit, bashkia me numrin më të madh të lindjeve ishte e Tiranës, me 7.310 lindje. Në vitin 2021, raporti gjinor në lindje, në Shqipëri ishte 108 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Qarku me raportin gjinor më të lartë në lindje ishte i Durrësit, me 116 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra.

Vlera më e ulët e raportit gjinor në lindje është regjistruar në Kukës, me thuajse 100 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Ky është qarku ku numri i lindjeve femra ishte thuajse i barabartë me të lindurve meshkuj. /monitor

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...