29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tenderat milionësh në Shëndetësi, SPAK “zbërthen” skemën: akuza për korrupsion dhe prapaskena me kompani të favorizuara

SPAK ka intensifikuar hetimet për procedimin penal nr. 17, që lidhet me dy tendera të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, ku dyshohet për një skemë të mirëorganizuar korrupsioni.

Sipas burimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën dy personave, identiteti i të cilëve mbahet ende sekret për shkak të hetimeve në vijim. Në qendër të çështjes ndodhet biznesmeni Besnik Halili, pronar i kompanisë “G.T.S – Gazra Teknike Shqiptare”.

Hetimet paraprake sugjerojnë se procedurat tenderuese mund të kenë qenë të paracaktuara, përmes bashkëpunimit mes zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të kompanive private, me qëllim shpalljen fituese të operatorëve të caktuar.

Bëhet fjalë për dy tendera të vitit 2019, me vlera që arrijnë rreth 2 miliardë lekë secili, të ndarë në dhjetëra lote dhe të realizuara përmes marrëveshjeve kuadër me afat 12-mujor furnizimi.

Në kuadër të hetimeve, më 20 maj 2024, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ushtruan kontrolle në ambientet e kompanisë, ku u sekuestruan dokumente dhe pajisje elektronike që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të skemës.

Burime të hapura përmendin gjithashtu dyshime për lidhje të biznesmenit me organizatën kriminale ’Ndrangheta, si dhe ndikim të mundshëm në procedura të tjera publike, përfshirë furnizimin e spitaleve me oksigjen.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të dokumentuar përgjegjësitë penale në këtë aferë që pritet të ketë jehonë të gjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...