25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni të gjerë të Karabinierëve.

Sipas hetimeve, grupi prej katër personash dyshohet se ka kryer të paktën 34 grabitje dhe tentativa grabitjeje në periudhën shkurt 2023 – mars 2024, duke shënjestruar kryesisht dyqane që tregtonin cigare, bileta lotarie, pulla fiskale dhe produkte të tjera të licencuara nga shteti italian.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se banda vepronte në disa qytete dhe zona rurale, përfshirë Venosa, Melfi, Rionero in Vulture dhe Lagonegro në rajonin e Basilicatës, si edhe në Sala Consilina, Foggia dhe Frosinone.

Sipas policisë, hajdutët monitoronin më parë objektivat e tyre dhe më pas hynin në aksion gjatë natës, duke thyer dyert e bizneseve për të grabitur cigare, para cash dhe bileta lotarie të çastit, të cilat më pas shiteshin në tregun e zi.

Dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj bizneseve italiane llogaritet mbi 300 mijë euro.

Karabinierët e kanë cilësuar grupin si një organizatë kriminale të strukturuar mirë, e cila lëvizte vazhdimisht nga një qytet në tjetrin për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.

Lidhur me operacionin ka reaguar edhe Komandanti Provincial i Karabinierëve të Potenzës, Kolonel Luca D’Amore, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me autoritetet.

“Rezultati i operacionit tregon reagimin institucional shumë efektiv të ofruar nga shteti ndaj nevojave për mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë. Ftoj qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes numrit të emergjencës 112,” deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...