26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Trafikonte emigrantët nga Franca drejt Britanisë me gomone, arrestohet në Londër 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në jugperëndim të Londrës pasi dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që trafikonte emigrantët nga Franca drejt Britanisë me gomone.

Ai u vu në pranga nga Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit gjatë mëngjesit të së premtes në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një operacioni të planifikuar paraprakisht.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, u sekuestrua një pajisje tablet dhe një sasi parash. Aktualisht shqiptari, i paidentifikuar po merret në pyetje për emigracion të paligjshëm.
Shefi Rajonal i Hetimit të NCA Jacque Beer tha:

“Përpjekjet për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël janë tepër të rrezikshme dhe ne e dimë se një përqindje e lartë lehtësohet nga rrjetet e organizuara kriminale të sofistikimit të ndryshëm. Këto rrjete nuk kujdesen për sigurinë e atyre që transportojnë, por kërkojnë t’i shfrytëzojnë për përfitim. Ne besojmë se operacioni i sotëm do të ketë ndërprerë aktivitetin e një rrjeti të tillë dhe hetimi ynë vazhdon.”
Vetëm NCA ka kryer më shumë se 60 hetime të vazhdueshme për rrjete ose individë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar të emigracionit ose trafikimit të qenieve njerëzore. Operacioni i fundit vjen pasi sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman u zotua se do të bëjë të pamundurën që të ndalë gomonet me emigrant që kalojnë kanalin e La Manshit dhe do të gjejë një mënyrë që të funksionojë skema e Ruandës për të gjithë ata që mashtrojnë sikur janë skllevër për të përfituar azil.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...