26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Vëllezrërve Beqiraj mbas përgjimeve telefon dikush u ka dhënë 150 mijë euro për eliminimin e Arben Manecit!

Një person që dyshohet të jetë larguar jashtë vendit i ka dhënë 150 mijë euro vëllezërve Beqiraj që të kryenin ekzekutimin e Arben Mërkurit, i njohur ndryshe si ‘Maneci’. Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, që kanë zbërthyer ngjarje të rënda kriminale kanë deklaruar se pagesën e morën nga Kevin Zeneli, i cili komunikonte me ‘katunarin’ përmes aplikacionit ‘Signal.
Vëllezërit u arrestuan më 3 tetor pas sherrit në autostradën Tiranë-Durrës me disa persona të tjerë, të cilët për pak kohë morën peng njërin prej tyre, Indrit Beqirajn.

Porositësit që kërkonte ‘kokën’ e Manecit i kishin vendosur nofkën ‘katunari’, i cili dyshohet të jetë Kasandro Noga. Dyshohet se Arben Maneci kishte vrarë një person të afërt të ‘katunarit’ ndaj donte të hakmerrej.

“Personi i interesuar komunikonte me aplikacionin SIGNAL me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi”, mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Beqiraj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...