26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedi në Brazil/ “Ylli” i muzikës pagode humb jetën pas koncertit të fundit, 27-vjeçari la pas gruan dhe dy vajza

Një ngjarje tragjike ka tronditur skenën muzikore në Brazil, ku këngëtari i njohur i muzikës pagode, Zau O Passaro, ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik vetëm pak orë pasi kishte mbajtur një koncert të suksesshëm me sallën plot.

27-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Izac Bruno Coni Silva, po udhëtonte drejt shtëpisë në orët e para të mëngjesit të 3 majit, pasi kishte performuar në qytetin Barreiras. Sipas autoriteteve braziliane, automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një kamion të ndaluar në korsinë e një autostrade kryesore.

Nga përplasja e fortë, artisti mbeti i bllokuar mes rrënojave të makinës, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për ta nxjerrë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital. Sipas raportimeve, një prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Zau O Passaro ishte një nga emrat në rritje në skenën e muzikës pagode në Brazil dhe numëronte rreth 260 mijë ndjekës në “Instagram”. Vetëm pak javë para tragjedisë, ai kishte firmosur një kontratë të re muzikore me Som Music.

Producenti i tij, Jadson Silva, tha se familja e artistit është në gjendje të rënduar emocionale.

“Për ne është shumë e vështirë, gruaja e Izac është shumë keq”, u shpreh ai.

Këngëtari la pas bashkëshorten dhe dy vajza të vogla. Trupi i tij u varros më 5 maj në qytetin e lindjes, Conceição do Almeida.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...