34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Tragjedi në Japoni: humb jetën një fëmijë 5-vjeçar pasi dora iu bllokua në një shkallë lëvizëse në një resort skish në Hokkaido

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Japoninë, ku një djalë 5-vjeçar humbi jetën gjatë pushimeve familjare në një resort skish në ishullin verior të Hokkaidos, pasi dora e tij u bllokua në një shkallë lëvizëse, njoftojnë mediat japoneze duke cituar policinë.

Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes, më 28 dhjetor, në resortin e skive Asarigawa Onsen, në qytetin Otaru. Sipas autoriteteve, fëmija, i identifikuar si Hinata Goto, po përgatitej të zbriste nga shkalla lëvizëse kur u rrëzua dhe dora e tij e djathtë u ngec në mekanizmin e pajisjes.

Edhe pse shkalla ishte e pajisur me një sistem sigurie që normalisht ndalon automatikisht funksionimin në rast bllokimi, ky mekanizëm nuk u aktivizua. Pajisja u ndal vetëm pasi nëna e fëmijës shtypi butonin e ndalimit emergjent.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë dhe punuan për rreth 40 minuta për të çmontuar një pjesë të shkallës lëvizëse, me qëllim lirimin e fëmijës, i cili në atë moment ishte pa ndjenja. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan më vonë vdekjen e tij.

Menaxhmenti i resortit deklaroi se mekanizmi i sigurisë i shkallës lëvizëse ishte çaktivizuar më herët gjatë ditës. Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë profesionale në ndërtimin, mirëmbajtjen apo funksionimin e pajisjes.

Shkalla lëvizëse, e instaluar rreth gjashtë vjet më parë, është rreth 30 metra e gjatë dhe 60 centimetra e gjerë, pa parmakë, dhe shërben për të lidhur zonën e parkimit me pistat e skive. Mediat lokale raportojnë se edhe vizitorë të tjerë janë penguar më parë gjatë përdorimit të së njëjtës pajisje.

“Edhe si i rritur, ndonjëherë mendon se është pak e frikshme,” tha një klient i rregullt për gazetën Asahi Shimbun.

Një zëdhënës i resortit Asarigawa Onsen kërkoi ndjesë publike për ngjarjen tragjike dhe deklaroi se do të merren masa të menjëhershme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Hokkaido konsiderohet një nga destinacionet kryesore të skive në Japoni dhe çdo vit mirëpret miliona vizitorë, veçanërisht gjatë sezonit dimëror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...