34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Turqi/ Përleshje me militantë të dyshuar të ISIS-it në Yalova, plagosen shtatë oficerë policie

Shtatë oficerë policie mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne gjatë një përleshjeje të armatosur me militantë të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën veriperëndimore të Turqisë, Yalova, raportoi transmetuesi shtetëror TRT Haber.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor, kur forcat e sigurisë kryen një bastisje në një banesë ku ndodheshin persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste. Të dyshuarit iu përgjigjën thirrjeve për dorëzim duke hapur zjarr ndaj policisë, çka solli një shkëmbim të ashpër armësh.

Operacioni po zhvillohet me masa të shtuara sigurie dhe po mbështetet edhe nga njësi të policisë së operacioneve speciale të ardhura nga provinca fqinje Bursa. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollin për neutralizimin e plotë të situatës.

Autoritetet bënë me dije se shtatë efektivët e plagosur janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar mbi numrin e personave të dyshuar apo nëse ka të arrestuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...