28.5 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Trump konfirmon sulmet në Iran: “Goditëm objektet bërthamore, tani është koha për paqe”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane, në bashkëpunim të plotë me forcat izraelite, ka ndërmarrë një sulm ajror të koordinuar ndaj tri objekteve kyç të programit bërthamor iranian: Fordo, Natanz dhe Esfahan. Gjatë një deklarate të mbajtur nga Shtëpia e Bardhë më 21 qershor, Trump e cilësoi ndërhyrjen si një “sukses spektakolar ushtarak”, duke theksuar se qëllimi ishte “shkatërrimi i kapacitetit të Iranit për pasurim të uraniumit”.

“Nëse Irani nuk zgjedh paqen, atëherë sulmet e ardhshme do të jenë edhe më të mëdha dhe më të lehta për ne”, paralajmëroi Trump, i rrethuar nga figura të larta të administratës, përfshirë nënpresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe atë të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Kjo përshkallëzim vjen pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për ta kthyer Teheranin në tavolinën e negociatave. “Irani, bullizuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe”, u shpreh Trump, duke lënë të hapur derën për sulme të tjera në rast të mospërmbushjes së këtij mesazhi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshëndeti vendimin e Trump si një “akt historik”, duke thënë se “forca sjell paqe” dhe se kjo ndërhyrje mund të shënojë një pikë kthese në historinë e Lindjes së Mesme.

Edhe figura të tjera të rëndësishme në spektrin republikan, si senatori Lindsey Graham, reaguan pozitivisht ndaj sulmit: “Regjimi e meriton. Të lumtë, president Trump”, shkroi ai në rrjetin X.

Por reagimet nuk kanë qenë të gjitha entuziaste. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës dhe paralajmëroi për pasojat e mundshme katastrofike për civilët dhe stabilitetin rajonal. “Ka një rrezik real që ky konflikt të dalë jashtë kontrollit”, tha Guterres në një deklaratë zyrtare.

Sulmi gjithashtu ka ngritur pikëpyetje politike brenda vetë SHBA-së, ku një pjesë e koalicionit republikan, përfshirë përkrahës të linjës “America First”, kanë këshilluar Trumpin të qëndrojë larg përfshirjes direkte ushtarake në Lindjen e Mesme – një premtim që ai vetë e kishte bërë gjatë fushatës elektorale.

Tashmë, vëmendja është e përqendruar tek reagimi i Iranit dhe tek ndikimi që kjo ndërhyrje do të ketë në të ardhmen e sigurisë globale. Bota pret me ankth nëse ky është një hap drejt paqes së imponuar apo preludi i një konflikti më të gjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...