23.8 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“U transportua me shenja jete në spital, por nuk mbijetoi”/ Mister mbi vdekjen e 28-vjeçares në Lungomaren e Vlorës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një 28-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një vetëhedhje apo për një rënie aksidentale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët poshtë pallatit kanë zbutur fillimisht goditjen, duke bërë të mundur që e reja të transportohej me shenja jete drejt spitalit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 28-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve të marra dhe ndërroi jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...