23.8 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen më të madhe”/ Deutsche Welle i kushton vëmendje protestës së ditës së 11-të në Tiranë

Protestat qytetare në Tiranë, që kanë hyrë në ditën e tyre të 11-të, kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat po i ndjekin dhe raportojnë zhvillimet në kryeqytetin shqiptar.

Rrjeti mediatik gjerman Deutsche Welle ka publikuar në rrjetet sociale pamje ajrore të realizuara me dron nga protesta e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar atë si mobilizimin më të madh qytetar që nga nisja e lëvizjes.

“Pamjet me dron nga protesta e ditës së 11-të tregojnë pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve të grumbulluar këto ditë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”, shkruan Deutsche Welle.

Media gjermane ndalet edhe te simbolika e protestës së së mërkurës, e cila u zhvillua në përvjetorin e 148-të të Lidhjes së Prizrenit.

“‘Besëlidhja e Tiranës’ – e quajtën protestuesit tubimin e së mërkurës, që ishte edhe mobilizimi më i madh që nga nisja e lëvizjes dhe që u mbajt në 148-vjetorin e ‘Lidhjes së Prizrenit’”, thuhet në raportimin e Deutsche Welle.

Protestat po vijojnë prej 11 ditësh me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...