34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Vaksina Pfizer për fëmijë merr miratimin përfundimtar nga CDC

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë dhënë miratimin përfundimtar për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Dr. Rochelle Walensky, drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e dha miratimin përfundimtar të martën në mbrëmje.

“Sot është një ditë monumentale në rrjedhën e kësaj pandemie,” tha Dr. Walensky.

Ajo tha se ndërsa rreziku për raste të rënda dhe vdekjes është më i ulët tek fëmijët e vegjël sesa tek të rriturit, ai është real – dhe se COVID-19 ka pasur një ndikim të thellë social, të shëndetit mendor dhe arsimor tek fëmijët, përfshirë hendekun e pabarazive në arsim.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi një grup këshillimor ekspertësh i CDC-së vendosi unanimisht që vaksinat e Pfizer t’u jepeshin 28 milionë fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç.

Miliona doza të prodhuara nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech u janë dërguar tashmë shteteve, mjekëve dhe farmacive. Ato janë më të vogla, sa një e treta e atyre që përdoren për adoleshentët dhe të rriturit./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...