13.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Vazhdon paraburgimi i Avni Qenajt në Beograd — Avokati: ‘Kidnapim politik, shteti i Kosovës ka dështuar’

Gjykata e Beogradit ka vendosur të zgjasë për 30 ditë paraburgimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, një vendim i konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës, Xhevdet Smakiqi. Ky i fundit e ka cilësuar masën si “privim të kundërligjshëm të lirisë” dhe ka akuzuar autoritetet kosovare për mungesë veprimi dhe presioni diplomatik.

Sipas Smakiqit, Serbia po shkel pa pasoja marrëveshjet e Brukselit, duke penguar lirinë e lëvizjes dhe duke marrë në shënjestër ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ai theksoi se paraburgimi i Qenajt po vazhdon pa asnjë provë konkrete, ndërsa reagimi institucional nga Prishtina ka munguar.

“Në mungesë të një qeverie serioze të Kosovës, vazhdojnë kidnapimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Serbia shkel marrëveshjet me lehtësi dhe askush nuk i kërkon llogari,” ka deklaruar avokati, duke shtuar se një presion diplomatik i mirëfilltë do të kishte mundësuar lirimin e klientit të tij.

Ndërkohë, familja e Avni Qenajt po përballet e vetme me betejën ligjore, në një periudhë festash kombëtare që për ta po kalon nën ankth dhe pasiguri. “Familja është e braktisur nga shteti dhe po lufton vetë përmes angazhimit privat me avokatët,” theksoi Smakiqi.

Ai shprehu bindjen se pafajësia e Qenajt do të vërtetohet, por ngriti akuza të forta ndaj institucioneve të Kosovës për mosmbrojtjen e qytetarëve të saj.
“Liri për Avni Qenaj — dhe gëzuar 28 Nëntorin në qelinë e Beogradit, ku po mbahet i kidnapuar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare,” përfundoi avokati.

Ngjarja po shkakton reagime dhe shqetësim të shtuar në Kosovë, ndërsa mbetet në pritje një përgjigje zyrtare më e fortë nga institucionet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...