28.6 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Video/ “Karteli ballkanik”, policia e Valencias godet grupi kriminal me udhëheqës shqiptar, droga vinte nga Ekuadori

Policia spanjolle gjatë një aksioni të ndarë në katër faza për sekuestrimin e një ngarkese prej 1700 kilogramë kokainë në total e cila po trafikohej nga “karteli ballkanik”, përmes portit të Valencias

Mediat vendase publikuan pamje dhe raportuan se gjatë operacionit është arrestuar një prej anëtarëve të Kartelit Ballkanik, me trajnime ushtarake dhe njohuri të gjera operacionale, i cili kishte udhëtuar nga Shqipëria për të mbikëqyrur transportin e lëndës narkotike. Kokaina ishte fshehur në kontejnerët detarë të mbërritur me fruta nga Ekuadori.

Policia spanjolle bëri të ditur se janë dashur plot shtatë kontrolle në portin e Valencias, për të zbuluar drogën e cila në çdo rast fshihej në mënyra të ndryshme. Agjentët mësuan se rrjeti kriminal importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat përmbanin sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Hetimet zbuluan se organizata kriminale përdorte mënyra të ndryshme për të futur drogën në Spanjë, duke e fshehur në hapësirat e frigoriferëve të kontejnerëve, apo në dysheme false me funde të dyfishta në mes të të cilëve vendoseshin pakot me drogë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...