7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Video/ Tensione në Kuvend: Gati në përplasje fizike mes Petro Koçit dhe Albana Vokshit

Gjatë seancës parlamentare, tensionet u rritën ndjeshëm teksa deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, akuzoi Partinë Demokratike për marrje urdhrash nga “tezga e Sali Berishës”, duke i mbrojtur interesat e tij. Gjatë fjalës së tij, Koçi kritikoi opozitën për dhunën dhe kaosin e shkaktuar për qëllime politike.

Në këtë moment, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u ngrit nga vendi dhe tentoi t’i afrohej Koçit me qëllim për ta përballur, duke e akuzuar atë për fjalët e tij. Por ndërhyrja e Gardës e ndaloi Vokshin, duke parandaluar një përplasje fizike mes dy deputetëve.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndërhyri menjëherë, duke i tërhequr vëmendjen Vokshit dhe duke i kujtuar se ajo nuk kishte të drejtë të dhunonte kolegët e saj. Spiropali theksoi se një sjellje e tillë nuk ishte e pranueshme, veçanërisht për një grua deputete. “Kjo nuk është sjellje prej gruaje. Kjo nuk është sjellje e pranueshme prej jush dhe kolegeve të tjera!” – tha Spiropali, duke qetësuar përkohësisht situatën.

Tensionet në Kuvend kanë vijuar, ndërsa përplasjet verbale dhe fizike mes deputetëve tregojnë një klimë gjithnjë e më të acaruar në arenën politike shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...