25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo qindra miliona”

Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së Huaj, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe duke sqaruar opinionin publik mbi ecurinë e kontratës për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Në reagim thuhet se kontrata e nënshkruar më 3 tetor 2022 dhe e amenduar më 20 shkurt 2025 ka një vlerë totale prej 62,071,030.85 euro me TVSH, duke theksuar se çdo pretendim për “qindra miliona euro investime” nuk qëndron.

Sipas VIA sh.p.k., deri më tani janë certifikuar punime në vlerë prej 24,085,241.35 euro, që përbëjnë 38.80% të kontratës. Nëse përfshihen edhe punimet e deklaruara nga kontraktori, por ende të pacertifikuara, vlera totale arrin në 26,405,857.35 euro, ose 42.54% të kontratës.

“Edhe sipas llogarisë më të favorshme për Kontraktorin, punimet nuk kanë arritur as gjysmën e kontratës”, thekson VIA sh.p.k., duke shtuar se të gjitha pagesat janë kryer nëpërmjet financimit me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Në reagim, kompania sqaron se shkëputja e kontratës nuk ka qenë e menjëhershme, por rezultat i vonesave të konsiderueshme, mosfillimit të disa objekteve, ndryshimeve të paautorizuara në projekt dhe mosrespektimit të afateve kontraktore.

VIA sh.p.k. akuzon gjithashtu kontraktorin për pengim të punës së organeve mbikëqyrëse, sjellje të papranueshme në kantier dhe vonesa të qëllimshme në dorëzimin e dokumentacionit për certifikim, duke përmendur 429 ditë vonesë dhe dëme prej 4.29 milionë euro.

“Çdo përpjekje për ta paraqitur situatën si bllokim të aeroportit është e pasaktë”, thuhet më tej, ndërsa theksohet se kompania ka ndjekur të gjitha procedurat kontraktore përpara ndërprerjes së marrëdhënies.

VIA sh.p.k. nënvizon se aeroporti është projekt strategjik kombëtar dhe mbetet e angazhuar për përfundimin e tij, duke paralajmëruar se ruan të gjitha të drejtat ligjore ndaj kontraktorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...