25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli dhe e goditën barbarisht

Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht brenda qelisë së tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së djeshme, në katin e dytë të paraburgimit. Sipas informacioneve paraprake, disa të paraburgosur janë futur në dhomën nr. 11, ku ndodhej Alikaj, dhe e kanë goditur fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Në konflikt dyshohet se janë përfshirë Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, ndërsa si iniciator i përplasjes përmendet Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge.

Pas incidentit, protagonistët e përfshirë në ngjarje janë transferuar në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, përkatësisht në burgun e Reçit, paraburgimin “302” në Tiranë, Burrel dhe Drenovë.

Ndërkohë, Eduart Alikaj është transportuar drejt Spitalit të Burgut në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor për plagët e marra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...