32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Vlora prej ditësh pa ujë të pijshëm, qytetarët protestojnë dhe paralajmërojnë përshkallëzim

Qytetarët e Vlorës po përballen prej disa ditësh me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të forta, veçanërisht në prag të festave të fundvitit.

Revolta e banorëve kulmoi ditën e djeshme me një protestë të organizuar në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku Bashkia e Vlorës kishte organizuar një aktivitet festiv për punonjësit e saj. Protestuesit hynë në ambientet e teatrit dhe ndërprenë shfaqjen, duke kërkuar me ngulm zgjidhje për mungesën e ujit.

“Duam ujë”, ishte thirrja e qytetarëve, ndërsa situata u tensionua për disa momente edhe me forcat e policisë që ndodheshin në vend për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit të bashkisë.

Banorët shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen, duke e cilësuar mungesën e ujit si një problem serioz dhe të papranueshëm. Ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e sotme, në orën 10:00, këtë herë përpara godinës së Bashkisë së Vlorës.

Nga ana tjetër, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, ka deklaruar se defekti ende nuk është riparuar. Sipas tij, po punohet intensivisht për gjetjen e një rruge alternative të furnizimit, ndërsa nuk është dhënë ende një afat i saktë se kur pritet normalizimi i situatës.

Ndërkohë, qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe një zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se mungesa e ujit po u vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...