25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

VLORE /PRISHET 15-katëshi te Sheshi I FLAMURIT , biznesmeni SULO SHEHI përfiton 7 milionë euro nga shembja e godinës

Diçka më shumë se 7 milion euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, shembja e hotelit 15 katësh në qendër të Vlorës!
marrëveshja me pronarin është arritur dhe sapo të miratohet vlera e dëmshperblimit, do të nisin procedurat për prishjen e objektit, për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të sheshit të flamurit!
objekti ka nisur të ndërtohet në mesin e viteve 80-të dhe nuk arriti të perfundonte asnjëherë!

Përfundimisht kjo godinë 15 katëshe hotel në pronësi të biznesmenit SULO SHEHI do të prishet. Një projektvendim i Bashkisë së Vlorës për Këshillin Bashkiak specifikon se biznesmeni ndërtues vlonjat do të marrë nga qeveria shqiptare plot 8.933.444.301 lekë, pra mbi 7 milionë euro si dëmshpërblim për shembjen e objektit në pronësi të tij.

Shkak për prishjen e kësaj ndërtese të parealizuar asnjëherë është projekti I rikonstruksionit të plotë të sheshit të Flamurit. Mes biznesmenit Sulo Shehi, bashkisë së Vlorës dhe qeverisë prej kohësh kanë vijuar negociata. Dhe tani pritet që biznesmeni të likuidohet me shpronësim nga qeveria, për të vazhduar punimet në sheshin e Flamurit.

“Në kushte të tilla dhe duke vlerësuar rëndësinë e realizimit të një projekti bashkohorësikurse është propozuar nga projektuesi është diskutuar me pronarin e pasurisë për të nënshkruar një marrëveshje dakortësie nëpërmjet së cilës të mundësohet realizimi i projektit publik.Njëkohësisht nëpërmjet kësaj marrëveshje dakortësie pronari i pasurisë që shpronësohet ka rënëdakort me vlerën e shpronësimit si dhe procedurën e shlyerjes së saj nga fondet e buxhetit të shtetit në disa vite buxhetore”, thuhet në relacionin e kryetarit të Bashkisë Dritan Leli drejtuar Këshillit të Bashkisë së Vlorës.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...