25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Vlorë – Shoqërohet dhe procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë dhe iu gjet drogë

Gjatë një kontrolli të kryer në vendin e quajtur “Rrethi i Çolës”, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor ka konstatuar një shkelje të Kodit Rrugor nga drejtuesi i mjetit, shtetasi L. Sh., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Pas paralajmërimeve fillestare, shtetasi L. Sh. ka reaguar me kundërshtim verbal dhe më pas me veprime të dhunshme ndaj punonjësit të policisë. Në këto kushte, ai është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të kryer, policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis, si dhe një mjet prerës (thikë).

Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, ndaj shtetasit L. Sh. nisi procedimi penal për veprat penale: “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...