25.4 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Vlorë/tritol në banesë , ja pistat ku po hetohet

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh B , 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

opennews.al

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e lëndës plasëse në portën hyrëse të banesës së shtetasit Tahsim Xheladin Banushaj, në Vlorë.

Ndërsa 69-vjeçari deklaroi të mos kishte konflikte me askënd, pistat ku policia po heton janë dy.

Burime për “Opennews.al” bëjnë me dije se shkak për vendosjen e tritolit mund të jetë puna që bën një prej familjarëve të Banushaj, pasi dyshohet se një prej familjarëve të tij, të jetë bashkepunëtor i SHISH.

Por nuk mbetet pas as pista e ndonjë konflikti të mundshëm që kanë pasur jashtë shtetit fëmijët e tij.

Vetë Banushaj deklaroi pak pas ngjarjes se mendoi që ishte tërmet kur dëgjoi shpërthimin. “Unë e ndjeva që kur ia bëri bam, u trembëm burrë e grua këtu se fëmijët i kemi të shpërndarë. I them gruas tërmet! Dalim përjashta, s’kishte as tërmet, asgjë. Shikojmë ku ndodhi, dalin edhe gjitonët e shikojmë ku ndodhi. Mendova mos ia kanë vendosur gjitonit e kur e shoh derën këtu e kuptoj e i kthehem gruas i them: Grua qenka dasma jonë”,- shprehet Banushaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...