33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Vrasja në Nikël, ‘arrest në burg’ për Eduart Afmatajn

Tirana – Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eduart Afmataj, i dyshuar për vrasjen e Artur Cangu në zonën e Bruz Malit të Niklës.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy personave dyshohet të ketë nisur për një sipërfaqe toke. Gjatë përplasjes, viktima dyshohet se e ka goditur e para Afmatajn me një mjet prerës, duke e plagosur në krah.

Në vijim, i dyshuari është kundërpërgjigjur duke përdorur një armë gjahu, duke i shkaktuar vdekjen Cangut në vendngjarje.

Pas krimit, Afmataj është larguar, por është lokalizuar dhe arrestuar nga policia brenda 24 orësh.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...