30.4 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

Zbulim i ri në Llogara, ekspedita speleologjike zbulon zgavër 70 metra të thellë në “Sterrën e Kujunxhiut”

Një zbulim i rëndësishëm speleologjik është regjistruar në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku gjatë një ekspedite në shpellën “Sterra e Kujunxhiut” është zbuluar një zgavër e re me thellësi rreth 70 metra.

Sipas eksploruesve, hapësira e zbuluar është pothuajse tërësisht vertikale dhe përbën një pjesë të re të strukturës së shpellës, e cila deri më tani nuk ishte e dokumentuar.

Në fund të kësaj zgavre është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vijimin e mëtejshëm të galerisë së shpellës. Ekspertët pritet të kryejnë studime të tjera për të përcaktuar nëse ekzistojnë dalje apo ambiente të tjera të fshehura pas këtij bllokimi natyror.

Gjatë ekspeditës është evidentuar gjithashtu prania e një numri të madh eshtrash të kafshëve të egra, përfshirë derrin e egër, drerin, ujkun dhe dhelprën.

Ky zbulim konsiderohet me rëndësi për dokumentimin e pasurive natyrore dhe speleologjike të zonës, ndërsa pritet të shërbejë si bazë për ekspedita të reja dhe studime të mëtejshme mbi shpellën “Sterra e Kujunxhiut” dhe biodiversitetin e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...