34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Romë: 23-vjeçari kapet me 200 kg kokainë dhe 30 mijë euro

Është zbuluar identiteti i shtetasit shqiptar që u arrestua më 9 tetor në kryeqytetin italian, me akuzën e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas burimeve nga autoritetet italiane, i arrestuari është Kristian Preni, 23 vjeç, i cili u kap në flagrancë nga karabinierët teksa ecte në rrugë me një çantë ku kishte fshehur një shumë të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit zbuluan dhe sekuestruan rreth 200 kilogramë kokainë, një armë zjarri tip pistoletë dhe 30 mijë euro në para të gatshme.

Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua pas një hetimi disamujor, ku Preni dyshohet të ketë qenë pjesë e një rrjeti të gjerë shpërndarjeje droge që furnizonte disa zona të Romës dhe periferisë.

Autoritetet italiane konfirmojnë se hetimet vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe rrjetin ndërkombëtar të trafikimit ku mund të ketë qenë i përfshirë 23-vjeçari shqiptar.

“Operacioni është pjesë e një fushate të gjerë kundër trafikut të drogës që përfshin disa rajone të Italisë,” – kanë deklaruar burime pranë Karabinierisë së Romës.

Kristian Preni ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa pritet që Prokuroria e Romës të kërkojë masën e arrestit me burg në seancën e parë gjyqësore në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...