29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zbulohet në Yzberisht kompania që falsifikonte dokumentet: vula, leje qarkullimi, libreza apo deklarata noteriale

Këto dokumente të falsifikuara u sekuestruan nga Krimi Ekonomiko-Financiare në Policisë Kriminale dhe ishin gati të merreshin nga klientët, për t’u përdorur krejtësisht në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, edhe këto 37 vula, po të falsifikuara, të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptarë dhe jo vetëm, u gjetën gjatë operacionit që mori të njëjtin emër, “Vula”.

Baza e falsifikimit të dokumenteve që u bastis bashkë me Forcën e Posaçme Operacionale, ishte instaluar në Yzberisht, dhe brenda saj falsifikoheshin leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore, dëshmi të aftësive profesionale, dëshmi aftësimi profesional për taksi, dëftesa pjekurie, akte të marrjes së tokës në pronësi, e plotë të tjera.

Bazuar në informacionet e marra, ata që kishin interes për një dokument të tillë fals paguanin nga 500 deri në 5 mijë euro. Policia, pasi ndërhyri brenda ambienteve të biznesit “Uni Trans sh.p.k”, arrestoi Çlirim Bregun 53-vjeç, bashkëpronar në këtë biznes që ushtronte veprimtarinë e paligjshme, i arrestuar dhe skeduar më herët për kontrabandë të verërave. Në pranga përfundoi edhe punonjësi i biznesit, Arben Rushiti, 55 vjeç, dhe 54-vjeçari Fatos Shima, i cili u ndalua në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie të dyshuar të falsifikuar.

Përveç dokumenteve që ishin gati për t’u shitur në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave dhe përmes së cilave gënjeheshin institucione të tëra, brenda ambienteve të firmës u gjetën 210 shishe me verë kontrabandë, një zakon i vjetër i pronarit Çlirim Bregu. Ky i fundit, përveç gjithë paligjshmërisë mbi falsifikimin e dokumenteve, nuk kishte të siguruar asnjë prej punonjësve që punonin në firmën e tij. Bregu rezulton i dënuar më parë, pasi në dhjetor 2018 u arrestua pasi tentoi që të fusë në vendin tonë 8 mijë litra verë kontrabandë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...