27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Zbulohet “shtëpi bari” në Sarandë, 2 persona në pranga, 2 në kërkim

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Volloder” nga policia e Sarandës. Falë këtij operacioni është zbuluar një magazinë kanabisi ku janë gjetur mbi 100 bimë kanabisi të organizuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Në pranga kanë rënë shtetasit V. S., 57 vjeç, elektricist i OSHEE-së për shpërdorim detyre dhe G. H., 61 vjeç, faturist i OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e laboratorit ku përdoreshin llamba për rritjen e bimëve.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i Plotë:

Policia në Sarandë ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pas finalizimit të operacionit të koduar “Volloder”.

Bëhet e ditur se, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia nisi kontrollet në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë ku ishte përshtatur një magazinë për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve të kanabisit.

Në pranga u vu V. S., 57 vjeç, elektricist i OSHEE-së për shpërdorim detyre dhe G. H., 61 vjeç, faturist i OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e laboratorit ku përdoreshin llamba për rritjen e bimëve.

Kurse, në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” u shpallën K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestrua 100 bimë kanabisi të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...