29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zelensky deklaratë pas bisedimeve me Rusinë:”nevojitet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë pak para orës 2 të mëngjesit me orën lokale, është shprehur se bisedimet me Rusinë po duken ‘më realiste’ por duhej më shumë kohë që çdo marrëveshje të ishte në interes të Ukrainës.

Zelensky bëri këtë deklaratë pasi ekipi i tij tha se një marrëveshje paqeje që do t’i jap fund pushtimit të Rusisë në Ukrainë do të arrihet me Vladimir Putinin brenda një ose dy javësh, kur trupave të Putint t’ju mbarojnë burimet.

“Takimet do të vazhdojnë dhe jam i informuar se qëndrimet gjatë negociatave tingëllojnë më realiste. Por nevojitet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”, tha Zelenskiy në një fjalim video të mërkurën, përpara raundit tjetër të bisedimeve.

Ndërkohë Oleksiy Arestovich, një nga ndihmësit kryesorë të Zelensky, tha se lufta do të përfundonte brenda disa javësh dhe një marrëveshje paqeje do të arrihet kur trupave të Putinit t’ju mbarojnë burimet, por paralajmëroi se Rusia mund të sjellë përforcime të reja për të forcuar sulmin e tyre, gjë që mund të zgjasë konfliktin më tej. .

“Ne jemi në një degëzim në rrugë tani,” tha Arestovich.

“Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa, të themi, sirianë për një raund të dytë dhe, kur t’i bluajmë edhe ata, marrëveshje do të arrihet nga mesi i prillit ose në fund të prillit”. 

“Mendoj se jo më vonë se maji, fillimi i majit, duhet të kemi një marrëveshje paqeje. Ndoshta shumë më herët, do ta shohim”, është shprehur Arestovich.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...