25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Zjarri shkrumbon kioskë dhe dy automjete në Xhyrë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë, pranë aksit nacional Librazhd–Përrenjas, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas njoftimit zyrtar të MZSH Librazhd, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:29 dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Në operacion morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, të cilët arritën të neutralizojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Si pasojë e flakëve, u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të shtetasit Skënder Gega, banues në fshatin Xhyrë të Njësisë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, si dhe dy automjete të parkuara pranë saj. Ndërkohë, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur shpëtimin e dy kioska të tjera dhe një automjeti tjetër që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit.

Burime nga MZSH bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme. Mes automjeteve të shkrumbuara raportohet se ndodhet edhe një mjet me targa greke, në pronësi të një emigranti që ishte kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...