26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ndahet nga jeta doktori dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Neki Dredha

Ka ndërruar jetë doktori i njohur vlonjat dhe ish-kryebashkiaku i Vlorë, Neki Dredha. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të zhvillohet më 29 maj, në orën 16:00, në Varrezat e Sharrës.

Familjarët bëjnë me dije se nisja do të bëhet nga Alba 2000, pranë ish-Ambasadës Jugosllave, në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Neki Dredha ishte një figurë e njohur në jetën publike dhe politike të Vlorës. Ai mbajti detyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës në vitet 1998–2000, si përfaqësues i Partia Socialiste e Shqipërisë.

Përveç angazhimit në politikë, Dredha njihej edhe për kontributin e tij si mjek dhe për rolin e tij në jetën qytetare të Vlorës.

Ngushëllime familjes Dredha, të afërmve dhe miqve për këtë humbje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...