15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

“I maskuar në beach bar në Borsh”/ Arrestohet Moisi Habilaj gjatë operacionit të Policisë së Shtetit

Një operacion i Policisë së Shtetit ka përfunduar me arrestimin e Moisi Habilaj, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme në zonën e Borshit.

Sipas burimeve policore, Habilaj është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku dyshohet se qëndronte prej kohësh, ndërsa ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arresti për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat, pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen e tij dhe të rrethojnë zonën.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e ndërhyrjes, Habilaj ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Arrestimi është kryer pa incidente, ndërsa policia pritet të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi operacionin dhe rrethanat e ndalimit në orët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...