27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

500 mijë euro për kokën e Ruben Saraivës, alarm për eliminimin e tij në burg pas dënimit me përjetësi

Nga një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, në një objektiv për eliminim brenda burgut. Kjo është situata e Ruben Saraiva, për të cilin, sipas burimeve operative, është vendosur një shpërblim prej 500 mijë eurosh për ta vrarë.

31-vjeçari portugez u dënua me burgim të përjetshëm nga gjyqtari Lirim Bulica në Gjykata e Lezhës, për vrasjen në bashkëpunim të Ardian Nikulaj.

Frika nga “bashkëpunimi me drejtësinë”

Sipas informacioneve, eliminimi i tij dyshohet të kërkohet nga persona të përfshirë në skemë, për shkak të frikës se Saraiva mund të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare dhe të zbulojë rekrutuesit dhe financuesit e krimit në Britani.

Ky informacion është konsideruar serioz nga autoritetet, duke bërë që Saraiva të vendoset në regjim të rreptë izolimi në paraburgimin 302 Mine Peza, larg të burgosurve të tjerë.

Masa të forta sigurie

Siguria ndaj tij është rritur ndjeshëm edhe gjatë paraqitjes në gjykatë. Ai u shoqërua nga forca të armatosura të Operacionales së Burgjeve, ndërsa perimetri i gjykatës u blindua nga dhjetëra efektivë të policisë kriminale dhe Forcave “Shqiponja”.

Brenda sallës së gjyqit, Saraiva qëndroi nën mbikëqyrje të rreptë në “kafazin” e sigurisë, përballë familjarëve të viktimës, përfshirë bashkëshorten e Ardian Nikulaj.

Reagimi i Portugalisë

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë ka konfirmuar se po ndjek nga afër çështjen. Autoritetet portugeze theksojnë se aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje ekstradimi apo transferimi të të dënuarve mes Portugalisë dhe Shqipërisë, por shtojnë se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore.

Rasti i Saraivës mbetet një nga më të ndjeshmit, jo vetëm për krimin e rëndë për të cilin është dënuar, por edhe për rreziqet që lidhen me sigurinë e tij dhe implikimet e mundshme që mund të ketë për hetimet e mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...