27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Tronditëse në gjyq: Granit Plava ndryshon dëshminë, implikon Naim Murselin në vrasjen e Liridona Ademaj

Zhvillime të forta kanë dalë në pah gjatë seancës në Gjykata Themelore në Prishtinë, ku i akuzuari Granit Plava ka ndryshuar deklaratën e tij, duke pretenduar se vrasja e Liridona Ademajt është kryer në marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli.

Gjatë dëshmisë, Plava u tërhoq nga versioni i mëparshëm i dhënë në polici, duke theksuar se deklarata e re është ajo e vërteta. Ai pretendoi se dëshminë e parë e kishte dhënë në përputhje me një marrëveshje të supozuar me Murselin.

Sipas tij, kishte qenë në dijeni të planit dhe kishte pranuar të merrte përgjegjësinë për krimin në këmbim të përfitimeve materiale. Plava deklaroi se i ishin premtuar 1300 euro në muaj, një automjet luksoz dhe mbështetje pas arrestimit.

Ai shtoi se ishte takuar disa herë me Murselin, përfshirë edhe ditën e ngjarjes, ndërsa pretendon se vetëm një ditë më vonë kishte mësuar se viktima ishte bashkëshortja e tij, Liridona Ademaj. Plava shprehu pendesë, duke thënë se i ishte thënë se bëhej fjalë për një person tjetër.

Në këtë çështje është i akuzuar edhe Kushtrim Kokalla, i cili sipas aktakuzës dyshohet se ka ndërmjetësuar mes palëve.

Ndërkohë, gjatë së njëjtës ditë, në gjykatë ka dëshmuar edhe Naim Murseli, i cili ka mohuar çdo përfshirje në planifikimin e vrasjes. Ai deklaroi se natën e ngjarjes kishte qenë viktimë e një grabitjeje, por pranoi se arma e krimit ishte blerë prej tij nga Plava, me pretendimin se do ta shiste më pas.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në moshën 30-vjeçare, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Çështja vijon të mbetet një nga më të ndjeshmet dhe të ndjekurat nga opinioni publik në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...