19.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK: Elvin Merlika, i dyshuar si pjesë e grupit të Ervis Martinajt, rikthen 20 pasuri të sekuestruara

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e 20 pasurive në pronësi të Elvin Merlikës, i dyshuar si pjesë e grupit të Ervis Martinajt dhe i kërkuar që nga marsi i vitit 2022 për dyshime mbi përgatitjen e një atentati ndaj Indrit Dokles.

Pasuritë, mes të cilave ndodhen Hotel “Zeus” pranë aeroportit të Rinasit, një polici private dhe disa apartamente, toka dhe automjete, ishin sekuestruar në janar të vitit 2023, pas një vendimi të prokurorit Behar Dibra.

Megjithatë, pas disa seancash, gjyqtari Erjon Bani vendosi të rrëzonte kërkesën për konfiskim dhe të lironte të gjitha pronat, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, përfshirë çështjet “Yordanov and others v. Bulgaria” (2023) dhe “Todorov and others v. Bulgaria” (2021).

SPAK pritet të apelojë vendimin, duke kërkuar që Gjykata e Apelit të pranojë konfiskimin e pasurive, që përfshijnë kompani, toka në Kurbin e Priskë, si dhe disa apartamente në Tiranë.

Merlika, ish-bashkëpunëtor i afërt i Martinajt, mbetet në kërkim ndërkombëtar, ndërsa hetimet për aktivitetin e grupit vijojnë nën drejtimin e SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...