25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi

Tronditet skena muzikore shqiptare. Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 40-vjeçare. Mediat maqedonase raportojnë se artisti humbi jetën në Itali, si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmi ka shkaktuar trishtim të madh në botën e artit, pasi Kasapi ka qenë për vite me radhë një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, çka ndikoi që shumë herët të hynte në botën e artit. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe brenda pak kohësh u kthye në idhull për të rinjtë me hitet dhe stilin e tij karakteristik.

Shpat Kasapi do të mbahet mend për zërin e tij melodioz, interpretimet plot emocione dhe prurjet e tij në muzikën shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...