33.8 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

“Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogë në Ujësjellës”, Lapaj denoncon skandalin e pagave fiktive në administratë

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj administratës shtetërore, duke denoncuar nga protesta para Kryeministrisë atë që ai e cilëson si një skandal masiv me paga fiktive.

Sipas Lapajt, mijëra persona përfitojnë paga nga shteti pa u paraqitur kurrë në vendin e punës, ndërsa një pjesë e tyre jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë. Ai deklaroi se skema funksionon përmes pagesës së sigurimeve shoqërore për efekt pensioni, ndërkohë që paga përfundojnë në xhepat e atyre që i kanë futur formalisht në punë.

“Ka mijëra persona që hajnë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë dhe marrin rrogën. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën”, u shpreh Lapaj.

Ai solli edhe shembuj konkretë, duke përmendur institucione publike ku, sipas tij, figurojnë të punësuar persona që jetojnë në SHBA apo në Europë. “Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogë në Ujësjellës, marrin rrogë në ushtri. Ai jeton në Gjermani e Amerikë. Shiko çfarë marifeti kanë bërë. Paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë futur në punë”, tha ai.

Lapaj theksoi se nuk ndikohet nga presioni politik dhe sulmet ndaj tij, duke iu drejtuar drejtpërdrejt patronazhistëve. “Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare”, deklaroi ai, ndërsa e cilësoi këtë fenomen si një dëm të rëndë për shtetin dhe qytetarët.

“Si mos t’i them unë këto gjëra? Është tradhti ndaj atdheut”, përfundoi Lapaj, duke kërkuar hetim dhe përgjegjësi për abuzimet me paratë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...