20.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogë në Ujësjellës”, Lapaj denoncon skandalin e pagave fiktive në administratë

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj administratës shtetërore, duke denoncuar nga protesta para Kryeministrisë atë që ai e cilëson si një skandal masiv me paga fiktive.

Sipas Lapajt, mijëra persona përfitojnë paga nga shteti pa u paraqitur kurrë në vendin e punës, ndërsa një pjesë e tyre jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë. Ai deklaroi se skema funksionon përmes pagesës së sigurimeve shoqërore për efekt pensioni, ndërkohë që paga përfundojnë në xhepat e atyre që i kanë futur formalisht në punë.

“Ka mijëra persona që hajnë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë dhe marrin rrogën. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën”, u shpreh Lapaj.

Ai solli edhe shembuj konkretë, duke përmendur institucione publike ku, sipas tij, figurojnë të punësuar persona që jetojnë në SHBA apo në Europë. “Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogë në Ujësjellës, marrin rrogë në ushtri. Ai jeton në Gjermani e Amerikë. Shiko çfarë marifeti kanë bërë. Paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë futur në punë”, tha ai.

Lapaj theksoi se nuk ndikohet nga presioni politik dhe sulmet ndaj tij, duke iu drejtuar drejtpërdrejt patronazhistëve. “Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare”, deklaroi ai, ndërsa e cilësoi këtë fenomen si një dëm të rëndë për shtetin dhe qytetarët.

“Si mos t’i them unë këto gjëra? Është tradhti ndaj atdheut”, përfundoi Lapaj, duke kërkuar hetim dhe përgjegjësi për abuzimet me paratë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...