Moti parashikohet kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. Paraditja do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare, më të dukshme në zonat malore. Gjatë mesditës dhe pasdites priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, pa përjashtuar reshje të dobëta lokale shiu në veri dhe verilindje, ndërsa në zonat e larta malore mund të shfaqen reshje të izoluara bore.
Temperaturat do të jenë tipike për muajin janar, me vlera minimale të ulëta në mëngjes dhe rritje të lehtë gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati i veriut, ndërsa deti parashikohet me valëzim të ulët deri mesatar.






